Kur Premier Liga dhe ..Superliga jonë  luten  tek Zoti  !

Të gjithë kampionatet e futbollit në Europë, nga më të mëdhenjtë deri tek ata të vegjëlit, ata  që mezi mbahen në këmbë, ose që jetojnë me borxhe, siç është dhe Superliga jonë, në fund të vitit shkojnë tek “zoti i futbollit”.  Luten për një jetë më të mirë.  Dhe në radhë shikon edhe miliarderë, siç është Premier Liga, e pastaj me radhë La Liga, Liga franceze,  dhe gjithë globi i futbollit, ku nga fundi, tek të pastrehët e topit është edhe Superliga jonë..

Po ç‘kërkon nga zoti, Premier Liga që kullon para dhe fuqi futbolli?  Kërkesa , si vetë kampionati,  ishte tejet  luksoze : “ O zot, duam që Mançester Siti të ringjallet prapë, si në ditët më të bukura!” Dhe i plotfuqishmi habitet  nga lutja  dhe tha: “E doni me të vërtetë prapë Mançester Sitin aq të fortë? Po ku do të futen ekipet e tjera pastaj? Mos ua prishni lumturinë …”

Të gjithë kampionatet u lutën para “zotit të futbollit” dhe nga fundi vjen radha edhe për Superligën tonë. Kur dëgjoi emrin Superligë, tundi kokën  dhe tha : “ Kam një suprizë për ju. E ardhmja e juaj do t’i ngjasoj asaj që ka ndodhur në të kaluarën! Stadiumet do të mbushen përseri  plot me tifozë !”

Dhe Superliga që i puth këmbët duke iu lutur : “ O zot , nuk është kjo ajo që duam!  Ne kemi vite që kemi shkrirë tërë pasurinë për t’i boshatisur  stadiumet..”

Dhe Zoti që thuhet se i di  te gjitha u kap i papërgatitur: “ Sa naiv paskam qënë. Pra ju, vajzhdoni të  ndertoni stadiume futbolli, por jo për tifozët ..”

Sfidanti.al