Një nga momentet më pikante në Katar, tamam kur do të jepej trofeu i Kupës së Botës, nuk ishte ajo që pamë të gjithë, manteli i zi që i veshën Mesit, por një gjest tjetër ..i “padukshëm”. Presidenti i Fifa-s, Infantino dhe emiri i Katarit, Al Tami, më parë se ta dorëzonin trofeun e Botërorit tek Leo Mesi, ia thithën “nektarin” vetë trofeut, duke e mbajtur teprueshëm në duart e tyrete bekuara. Mund të ishte hera e parë në jetë, që xhongleri më i madh i botës, Leo Mesi po driblohej nga dy “zotat e futbollit”, që po ia pasonin njëri- tjetrit Kupën dhe Mesi që s’ po e kapte dot…
Mesazhi i atyre momenteve kishte vlerë globale : jemi ne në fillim, pastaj janë futbollistët, proletarët e topit! Kur e kap me presh në duar më të madhin e futbollit global, Infantinon, të duket krejt i pafajshëm edhe presidenti Armand Duka, që në habitatin e tij me top, nuk humbet kurrë rastin pa ngritur drejt qiellit trofetë , i tund dhe i shkund mirë e mirë, sa kupa shkon e lodhur kur mberrin tek futbollistët!
Sfidanti.al