Kur kercenohet futbolli dhe kur kercenohen vetë shefat…!

E kishim thënë me kohë, është si një bast i fituar! Kur kërcënohet futbolli dhe mbijetesa e tij ka vetwm “heronj”, kur kërcënohen vetë shefat, siç ndodhi këto ditë me presidentin Duka, brenda natës gjënden fajtorët! Dhe më e bukura kur dëgjon edhe zërin e “viktimës”, zotit Duka që hap zemrën : “ Unë nuk ndërhyj kurrë tek trajneri i Kombetares …”

Sapo dëgjon këtë deklaratë, të vjen të ndezësh qirinj për futbollin, që nuk ka gojë të flasë! E ç‘kuptim do të kishin  presidentët tek ne, nga i madhi tek më i vogli nëpër klube, nëse nuk do të ndërhynin tek trajnerët. Me çfarë pune do të merreshin tjetër? Flitet për presidentin e madh, atë të përjetshmin, që paska zbuluar “gralin” në një sebep topi “ Më parë do të iki futbolli, sesa do të iki unë”. Dhe i ka rënë në kokë: futbolli ka ikur me kohë, kurse  ai ka mbetur…fitimtar!

Ca  pyetje të vogla  për presidentin e madh: a nuk është ndërhyrje tek punët e trajnerit kur në Europian presidenti ia shprepte si magjistar  se do të mundim Italinë me 1 gol dhe pastaj do ta pesonte edhe Spanja! Po ajo gjëma në Angli, kur dora vetë Duka, zbriti në tunel tel futbollistët, sikur do të luante edhe vetë! Edhe një të fundit, sa  për merak : po futbollistët që largohen nga Kombëtarja, siç ndodhi me Gjasulën ditët e fundit, pse nuk largohen dot pa falenderuar në mënyrë të veçantë..presidentin? CIli wshtw roli i tij në karieren e tyre…

Sfidanti.al