Kulmi padrejtësisë, gjykimi i arbitrave tanë në Stadiumin Kuqezi

Në Superligë flitet shumë për Jorgjin, Metën apo Xhajën, në Kategorinë e Parë ka dalë emri i Edvin Hoxhës. Nuk janë yje që ngrenë në këmbë tifozët me golat që shënojnë, asistet që japin apo pritje që nuk lejojnë gola të pashmangshëm.

Jo, jo, janë gjyqtarë futbolli, të cilëve u është lënë në dorë të vendosin fatin e ndeshjeve, dhe që pa asnjë problem shkatërrojnë fatin e skuadrave që nuk u pëlqejnë “atyre lart”. Në të vërtetë, shëmtia e arbitrimit të tyre sërish sikur nuk bie 100 për qind në sy, në shëmtinë e impianteve të futbollit në Shqipëri, por imagjinoni sesi do të ngjante në versionin “HD”, pra në stadiumet moderne.

“Loro Boriçi” sikur ende është kursyer, ndërsa “Elbasan Arena” ka gjetur një zgjedhje tjetër, e ka nxjerrë veten jashtë loje për të mos parë një shëmti të tillë me sy. Ai është një stadium pa skuadër dhe, të paktën, është i qetë.

Sprova e madhe do të jetë Stadiumi i ri Kombëtar, “Arena Kuqezi”. Shpejt ai do të jetë gati dhe aty do të luhen ndeshje të rëndësishme të Superligës, ndërsa gjykimi i arbitrave “më të mirë” (lexo: më të preferuar) do të jetë kulmi i padrejtësisë!

Sfidanti.al