Kemi stadiume, por nuk kemi fusha. Kemi futboll, por nuk kemi tifozë. Kemi skemën “Final 4”, por nuk nxjerrim dot kampione ! Kemi Egnatian që ka dominuar kampionatin, por mburremi me Vllazninë që ia shkrepi me ..vonesë! Kemi Kombëtaren në finalet e Europianit, por do t’i shohim me dylbi euro-ndeshjet sepse s’kemi bileta!
..Pra, kemi dhe s’kemi! Pak ditë më parë, presidenti Duka ka dhënë intervistë në median italiane ku ka folur vetëm për Kombëtaren. Sepse futbolli shqiptar për “momentin” nuk është brenda në kufirit, por ndodhet në emigrim. Tamam si fati i presidentit që na udhëheq në këtë gremisje pa fund : një president që e keqpërdor futbollin brenda vendit dhe një zv.president me “perspektivë” për president… në UEFA!
Sfidanti.al