Thonë se kur prishet koha në Itali, në Shqipëri bëjnë gati çadrat. Edhe në futboll është ky rregull “meteorologjik”, sidomos në javët e fundit të kampionatit. Në Itali e paralajmëronin aq shumë humbjen e Interit nga Sasuolo, saqë do të “zhgënjeheshin” nëse kampionët do të merrnin një barazim ekipit të Kumbullës, që po rrezikon “jetën” në Serinë A…
Edhe për “kampionët tanë” të sezonit, Egnatian, edhe për Tiranën , ekipin kampion të halleve , binin kambanat se do të luanin më shumë për të ndihmuar të tjerët, se sa për veten tyre…kete javë! Kurse në Shkodër, thuhej me humor para ndeshjes me Dinamon, se po të mos kishin për zemër Vllazninë, të gjithë me Dinamon do të ishin për ngjashmërinë e gjakut që kanë ekipet. Ajo që ndodhi në sekondat e fundit , një gol..tamam si një kosh në basketboll kur bien sirenat, habiti humbësit , madje edhe ca nga …fituesit!
Sfidanti.al