Kategoria Superiore do të luhet në një orar

Ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore marrin një rëndësi shumë të veçantë duke pasur parasysh se janë shumë diskutime të hapura për pozicionet në tabelën e klasifikimit. Renditja brenda “Final Four”, vendi i katërt dhe play-out mund të përcaktohen që në duelet e radhës që luajnë skuadrat. Të gjitha ndeshjet e javës së 35-të, sipas kalendarit, do të luhen të mërkurën në orën 16:00.

Ato do të luhen paralelisht në një orar, teksa do të ndahen në dy platforma të ndryshme televizive. “MCN” do të transmetojë ndeshjet mjaft interesante për katërshen e parë, Dinamo-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia, të cilat mund të rezultojnë përcaktuese për klasifikimin përfundimtar të këtyre skuadrave. Ndërkohë, sfidat e tjera që ngjallin shumë interes edhe për garën për të shmangur play-out, do të transmetohen përsëri nga platforma “Tring”.

sfidanti.al