Edhe në futboll ka mbërritur e keqja, duket sikur më shumë duan “djallin se sa ëngjëllin”! Sulmuesi Ernest Muçi është shembulli tipik, i një djaloshi me talent të cilit edhe pse fatin ia kurdisin në krahun e gabuar, shënon gola ..pa një pa dy ! Edhe në ndeshjen e fundit me Trabzonspor ka patur rolin e shpëtimtarit të ekipit, duke shënuar golin e pëmbysjes me ekipin Kocaelispor , një gol për të hequr kapelen nga finesa e ekzekutimit.
Por, për Muçin na del gjithmonë një por…! Trajneri Fatih Teke, ndryshe nga kolegët e tij, kërkon më shumë se sa goli. “ Dëshira dhe ambicia e Muçit është shumë e mirë, por ai nuk është në nivelin që duam. Ne duhet të bëjmë më mirë fazën mbrojtëse..”. Troç muhabeti, si sulmues Muçi shënon gola te çmuar , por si “mbrojtës” nuk e ka kënaqur trajnerin Fatih..
Sido që të jetë, fati i tij në Turqi është karamele me mjaltë në krahasim me atë që i kurdisin në vendin e tij, në Shqipëri, kur flitet për Kombëtaren. Edhe në listë nuk e kanë futur në ndeshjet e fundit të Kombëtares, sa trajneri Silvinjo kërcen “samba” para mikrofonit, sa herë që i thonë që Muçi po shënon dynja me gola në Turqi, kurse ju grumbulloni ata që nuk luajnë në ekipet e tyre …
Sfidanti.al

