Gjeni dot dobësi të presidentit Duka? Pyetje për studentët..

U pyetën tre  futbollistë të rinj , nga ata që kanë merituar  nota 10-ta në “dëftesën e topit”, nëse pikasnin  dot ndonjë mangësi të presidentit Duka. I pari tha se presidenti ka bërë vetëm një gabim në këto dy dekada që udhëheq… nga suksesi në sukses.  “Nuk duhet të pranonte kurrsesi të ishte i dyti në UEFA ..vetëm  i pari !!”

Kurse futbollisti i dytë,  i cili luante në sulm, tregoi se kishte nuhatje para porte : “ Presidenti ynë, mirë që po mban gjithë peshën e madhe të futbollit, por pse lodhet duke bërë edhe ato që s’bën dot  politika….të na bashkojë me Serbinë”.

I treti ishte më i vërteti ! “Presidenti ynë është perfekt! S’ka ku ta kap shteti dhe jo ne futbollistët e rinj. Nëse do të guxoja për të gjetur një dobësi, do të bëja vetëm një pyetje. Pse u votua me kaq vonesë në Komitetin e presidentit ,  që futbollistët e huaj të luajnë pa limit në kampionatin tonë? Kjo do të ishte në favorin e brezit të ri te futbollit ..do të kishim ikur me kohë në Europë…”

Sfidanti.al