Të gjitha dyert janë mbyllur për Tiranën, duket sikur vetëm një portë mbetet besnike ..ajo drejt “ferrit”. Është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë nga Bylisi dhe minuta e 113-të ka rezultuar fatale. Tamam kur ka pësuar atakun e dorezimit. Akoma më keq, kur mendon se ishte një “beniamin Tirone”, Nevil Dede, trajneri i Bylisit , që do t’i jepte …“ dorën e fundit”..!
Tirona e këtij sezoni është humbësja më e madhe në historinë e klubit. Aq sa duket sikur lavdia e dikurshmee kane shnderruar shndërruar në një “funeral sportiv” për të cilin po kujdesen të gjitha palët. I pari vetë klubi bardheblu, më pas meritë te spikatur ka dhe Bashkia, dhe festa mbërrin e ndizet deri në “tempullin e intrigave ” në FSHF. Ajo që dikur e mbante me para në rrugë të zezë ( si njw dashnore!) , në ditët e sotme po i merr shpirtin në të bardhë… siç di vetëm ajo!
Ku ka si Tirona ! Sa ironike tingëllon kënga himn në këto momente. Tironën e lanë pa stadium dhe për këtë u merakos “mëma Bashki”, për faj te vetë mbeti pa tifozë. Dhe në fund.. kaq e dorëzuar në fushë sa edhe Europën nuk do ta shoh dot as me dylbi nga kullat e larta , që priten të ndërtohen mbi gërmadhat e “Selman Stërmasit”…
Sfidanti.al