Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi do të vazhdojnë karrierën e tyre në Turqi, në radhët e skuadrës së Adanaspor, në Ligën 1, ku ndodhet në një pozicion aspak komod, në vendin e parafundit. Gjatë prezantimit, Cikalleshi deklaroi: “Duam të dalim sa më shpejt në fushë. Do të vazhdojmë të punojmë, nuk kemi mundësi të humbim kohë. Kam kohë që luaj në Turqi, dua të jap gjithçka në fushë dhe jashtë saj, jam gati për këtë”. Edhe Endri Çekiçi shprehu krenarinë e tij që ishte pjesë e projektit të ri të klubit: “Vendi i Adanaspor nuk duhet të jetë këtu. Ne do të bëjmë gjithçka për të ikur nga këtu me rezultate më të mira. Duam ta çojmë Adanasporin në një pozicion të mirën. Do të bëj gjithçka që mundem dhe do ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.
sfidanti.al