Edhe presidenti Duka.. pasin dhe golin i bën vetë!

Sa herë që presidenti Duka shfaqet nëpër intervista, sepse na kujtohet ajo intervista e famshme e Sali Berishës, në ditët e tij  të arta..kur luante me top dhe pa top.Atëherë, një gazetar i kish bër një pyetje dhe  kryeministri i kohes u mrekullua duke i thënë: “ Bravo të qoftë , kjo është pyetje! Ke qejf t’i përgjigjesh”. Kur e pyetën gazetarin, ku e kishte gjetur atë pyetje – flori, që ia bëri “zotit” ,nuk e kishte mbajtur dot sekretin: “ Ata ma dhanë të gatshme pyetjen …”

Edhe “Sala i futbollit”, presidenti Duka , sa herë që shfaqet nëpër intervista, askush nuk e kap dot në befasi ! Edhe sistemi VAR nuk e zbulon  dot që intervista është si një lojë e tredhur, ku pyetjet dhe përgjigjet  plotësojnë një auto-intervistë..

Dhe sa bukur përjetohet kjo “magji” në oborrin stermadh, atje ku halli nuk i ngjan hallit. Vartësit e tij në FSHF, një ushtri prej më shumë se 100 vetësh, krenohen meqë  “babushi” është një mjeshtër i madh, tamam si në lojën e shahut, sepse  di çfarë plani ka në kokë kundërshtari..

Edhe ditët e fundit, presidenti ka dhënë një intervistë të gjatë dhe  të shëndetshme për oreksin  e tij stoik. Aq i sigurt dhe krenar ishte shefi  gjatë intervistës, sa të bëhej sikur stadiumet në ndeshjet e Superligës janë të mbushur plot e përplot, sikur nuk ke ku të hedhësh  kokrrën e mollës, siç thoshte Bellova i pavdekshëm.

Sfidanti.al