Messi bën figurë të keqe

Al-Nassr “shkatërroi” 6-0 Inter Miamin në miqësoren e luksit që u zhvillua në “Kingdom Arena”. Të gjithë pritnin një përballje Cristiano Ronaldo-Leo Messi, por i pari nuk ishte fare i grumbulluar për këtë sfidë. Ndërkohë që “pleshti” u fut në fushë vetëm shtatë minuta përpara fundit, kur rezultati ishte 6-0 për skuadrën arabe. Otavio, Talisca dhe Laporte (eurogol) kaluan në avantazh të trefishtë Al-Nassr në 12 minutat e para të takimit. Vendasit realizuan edhe tri herë në fraksionin e dytë të takimit. Braziliani Talisca festoi edhe dy herë të tjerë, teksa shënoi edhe Maran.

sfidanti.al