Po kjo humbja me Gjeorgjinë ishte historike ..?

A mund ta quajmë historike dhe humbjen me Gjeorgjinë, ashtu siç pagëzuam fitoren me Ukrainën.. 3 ditë më parë. Apo për fitoret kemi peshore kuqezi, kurse humbjet i dërgojmë në thesin e harresës! Pse do ta pagëzonim historike, këtë humbjen e fundit me Gjeorgjinë.. Sepse  ishte një humbje e paralajmëruar, për ata që dinë  te deshifrojnë “kodet e Kombëtares”.

Fillimisht u shfaq “kasandra e Kombëtares”, tamam para ndeshjes, vetë presidenti Duka, duke premtuar publikisht një fitore me gola dhe me lojë. Nje fitore që do të na bënte krenar që jemi shqiptar.  Tamam si në Europian roli i presidentit,  kur “nastradini “   na tregonte se si do t’ia kallnim  Italisë me 1 gol e më pas..”kurthin”  edhe Spanjës.

Ajo që ndodhi me Gjeorgjinë ishte historike, por në krahun e kundërt. Sikur e kishim të “ndaluar” të gjuanim në portën e tyre! Asnjë rast , madje ishte pamje kaq e mjerë në lojën sulmuese, sa na u kujtua ajo historia e disa viteve më parë. Kur presidenti kishte porositur trajnerin Starova , që çunat të mos gjuanin në portë, bile as krosime nga krahët të mos bënin , sepse ndonjëherë topin e mbush shejtani!!

Do të mbahet mend kjo ndeshja me Gjeorgjinë, ndaj vlen te qaset si  historike, edhe për tradhëtinë e klasit të lartë me tifozët. Ua shitën biletat me sukses si ndeshje me vlerë zyrtare, kurse në fushën e lojës  shitën një futboll kallp,  që ishte edhe më i keq se në ndeshjet miqësore..

Sfidanti.al