Vllaznia ka arritur të rrëmbejë një fitore 3-1 përballë Egnatias në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport. Një sfidë emocionuese, që nisi me gol që në minutën e 16-të me protagonist Esat Malën. Nuk vonoi reagimi i rrogozhinasve, të cilët vendosën barazpeshën në minutën e 27-të me Ujkën. Gjithsesi, shkodranët gjejnë edhe njëherë avantazhin në minutën e 40-të me Qaton, ndërsa Balaj në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 48-të, firmosi për 3-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide. Me këtë sukses, skuadra e trajnerit Bërdariç ngjitet në kuotën e 7 pikëve, aq sa Egnatia, për të ndarë mes tyre vendin e parë.
sfidanti.al