Edhe futbolli ka “protestën” e tij : por është kundër popullit, pro sistemit !

Sikur futbollistët, nga lart deri poshtë , të kishin “tope” dhe të protestonin si studentët, me siguri nuk do të ishin 8 kërkesa, por më shumë se ..88 kërkesa. Ka shumë arsye që futbolli nuk proteston, pse shtrëngon dhëmbët që të mos i dalë gjuha, duke u kapluar nga një letargji frike, e cila nuk mundet t’i mbulojë dot veset. Sporti që vetëm pak kohë më parë shtirej si model “frymëzimi” për gjithë familjen shqiptare, ndodhet nën një diktat amoral, që veç prodhon ngjarje tronditëse nga java në javë. Kulmi arriti këto dite me fjalët ndëshkuese të trajnerit Nica të Kastriotit kur deklaroi se “ futbollistët po humbisnin ndeshjen që të më largonin mua”.
Këto ditë, guximtarë të imagjinatës, kanë pyetur me zell : po futbolli pse nuk proteston si studentët? Ne fakt, tamam këtë javë, futbollistët në një ortakeri te dirigjuar nga arbitrat, e shndërruan fushën në skenë aktrimi, duke i dhënë jetë një “proteste” kundër publikut të tyre. Si gjithnjë në favor të lojës së sistemit. Kështu, ndersa proletaret e topit janë të zënë me “punë” të tjera, duket ngushëlluese kur profesori i njohur Përparim Kabo të shtrojë 8 kërkesa që mund të bënin vetë sportistët nëse nuk do t’u kishte vdekur shpirti rebelues…
Më poshtë, 8 pikat e sugjeruara nga profesor Kabo, që duhet të kërkojnë futbollistët nëse ata do të protestonin një ditë për një futboll afër europës.
1-Ndryshim i klimës olimpike dhe asaj sportive në tërësi.
2-Pasterimi i federatave sportive përmes një vetingu.
3-Ndërtimin e kulturës së marrjes me sport që në moshat e vogla.
4-Spastrimi i trajnimit sportiv nga të paaftët dhe ryshfetxhinjtë.
5-Rikthimi i besueshmërisë në garën sportive.
6-Pagesa reale për sportistët sipas nivelit dhe kontributeve, sigurime shoqërore dhe mjekësore, kujdes shëndetësor për t’iu garantuar shëndetin gjatë gjithë jetës.
7-Krijmi i akademive elitare dhe kampuseve sportive bazuar në të dhëna të besueshme shkencore dhe parametra të matshëm.
8-Heqja dorë nga investimet gjigande dhe shpërndarja në investime parciale në të gjithë territoren e vendit.
Sfidanti.al