Ka plasur Barcelona –gate në Ligën Spanjolle, tamam në momentin që klubi katalanas po bën ligjin drejt titullit kampion. E dinim si mjaftonte talenti i yjeve që ka Barça për të mundur kundërshtarët, por në futbollin e sotëm … paratë janë më të sigurta se talenti! Barcelona , sipas një dokumenti ( QË MOS QOFTË) nga viti 2016-të deri më 2018-të, ka paguar zv.presidentin e arbitrave Negreira.
Mirë në Madrid që thonë se është një skandal i vërtetë, por çfarë mund të thuhet në Tiranë, në kryeqytetin ku të gjithë habiten me çfarë ndodh nëpër botë , tek Barca apo tek Siti, tek Juventusi apo tek Parisi, dhe nuk habiten fare me “kryeveprat” e Superligës. Qënka paguar në Spanjë zv.presidenti i arbitrave nga Barcelona, por presidentin tonë të arbitrave, zotin Tahir Kastrati, i cili po shkon me sukses drejt një rekordi moshe “gati 80 vjeç“ ne krye të arbitrave, është “pronë e Uneskos” apo ka dhe ai ..Barcelonën e vet ne kampionatin tone ?
Mbetet tejet interesant fakti se kur bie fjala tek presidenti ynë i arbitrave, Kastrati, dëgjohet një batutë që ka gati moshën e tij “ Ç‘të bëri Tahiri, ai bukë me kos po ha. Nuk ngacmon njeri…” Ja këtë javë, për shembull, ishte Tirana-Gate, ku kryesuesen e vranë me një penallti budallaqe në Shkodër dhe tani pritet mrekullia e radhës..javën që vjen.
Nuk merret vesh kandari në Superligë, të gjithë ngacmohen, kurse presidenti i arbitrave mbetet përjetësisht “burrë i mirë”. Dhe ky fakt tregon se me arbitrat, që mbeten bomberat më të sigurtë të kampionatit, s’mund të kullundriten nga një pensionist, sepse kjo punë do mëndjen e “ndritur” të një marifetçiu, që ka arritur mrekullinë e prapme…kanë zbrazuar stadiumet ,por kanë mbushur klasifikimin plot e përplot me hallakatje vëndesh…
Sfidanti.al