Oliver Kahn: Paris SG nuk do të dorëzohet në Mynih!

Shefi ekzekutiv i Bajernit ishte shumë i lumtur pas fitores minimale të ekipit të tij në Francë, ndonëse e ka gjithë përvojën në futboll për të ditur sesi shkojnë këto gjëra. Oliver Kahn është i bindur se bavarezët nuk janë ende të kualifikuar për në çerekfinale të Championsit. “Nuk pres që Paris SG të dorëzohet, – thotë ish-portieri, – në ndeshje të tilla, diferencën e bën një e qinda e sekondës, nëse fiton apo humbet. Ne kemi shanse të mira për kualifikim dhe skuadra jonë mund të bëjë gjëra të mëdha, por puna nuk ka përfunduar ende. PSG do të jetë i plotë në ndeshjen e dytë. Një lojtar i jashtëzakonshëm si Mbape mund të entuziazmojë jo vetëm publikun, por edhe skuadrën”.

Sfidanti.al