Se çdo të thotë paraqitje e madhe në Ligën e Kampionëve, kjo duhet të imagjinohet, por gjithsesi kërkesa është e tillë. Interi i ka kërkuar trajnerit Simone Inzagi që të realizoi një Champions të madh dhe që të arrijë vendin e dytë në Serinë A, tani që Napoli është bërë i pakapshëm. Me gjasë, do të synohet të arrihet çerekfinalja në Champions dhe pastaj të shikohet shorti për të arritur në katër më të mirat. Sipas mediave italiane, Inzagit nuk do t’i tolerohen paraqitje të tjera të shëmtuara.
Sfidanti.al