Tifozëve të Paris SG u ka ardhur në majë të hundër me Nejmarin!

Superylli brazilian ka mënyrën e tij sesi e jeton jetën, dhe shumëkujt kjo nuk i pëlqen. Pasi u largua “me ceremoni” nga Barcelona, Nejmari vazhdon me të vetën dhe menjëherë pas humbjes së Paris SG me Bajernin, ai u pikas në një Mekdonalds, duke ngrënë fastfud dhe në një kazino me miqtë e tij. Tifozët e PSG-së e sulmuan në rrjetet sociale duke shkruar se Nejmari nuk e ka idenë se çfarë është sjellja profesionale. Ai mori notën 3 nga “L’Ekip” për ndeshjen ndaj Bajernit në Champions, ndërsa flitet se Çelsi e kërkon.

Sfidanti.al