E gezofshi Europianin e “shqiponjave”, por mos keqpërdorni fëmijet !

Imagjinoni sikur njëri nga futbollistët e Kombëtares, të merrte mikrofonin pas sezonit që dolëm të fundit dhe të deklaronte se trajneri Silvinjo s’është i aftë t’i vendosë futbollistët siç duhet në fushë. Duket si fantazi e tepruar, meqë  Silvinjon e ruajnë edhe “zotat”, pale ,kur  dihet se  ata që zgjidhen për intervista janë më të besuarit për ta treguar “përrallën kuqezi”. Kemi me shume se  20 vite qe largojme trajnere me shumice , kuptohet per pazotesi, kurse  ata qw i sjellin, vazhdojne ritualin..

Po [‘ishte kjo që ndodhi tek fëmijët e futbollit? Si ka mundësi që në ekipin e 17 vjeçarëve, na shfaqet futbollisti Dyrmishi dhe gati e “shkarkon” trajnerin e tij , italianin Tedesko, pasi  ia plasi ai  se nuk di të ushtrojë zanatin e tij. Pale kur tha se ne futbollistet jemi te forte por ai ua hiqte forcen si me magji te zezë..

Ia shkrepi me kokën e tij ky djaloshi “rebel” apo u telekomandua me porosi te shefave?Ata  që vetë i caktojnë trajnerët, pastaj keqpërdorin futbollistët dhe “lojtaret  e tyre” ne media. Pse flitet tani për largimin e trajnerit Tedesko dhe nuk merret askush me guximin  e tejkaluar te  futbollistit Dyrmishi, që del se i paska rënë në kokë fajtorit. Italiani  qënka sekreti  i dështimit… në “Europianin historik në vendin e shqiponjave” !

Sfidanti.al