Mbyllet raundi i parë i “Roland Garros”

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të grand slam të “Roland Garros” në tenis. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi 3-0 (6-3, 6-3, 6-3) ndaj Mackenzie McDonald. Më tej avancon edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev, që mundi po 3-0 Learner Tien. Nga gara u tërhoq tenisti rus Daniil Medvedev, që udhëhiqte 2-1 para se të dëmtohej. Në raundin e dytë avancojnë edhe Jack Draper, Alex de Minaur, Andrey Rublev e Cameron Norrie. Nuk ka surpriza edhe te femrat, ku numri 2 në botë, Coco Gauff, fitoi 2-0 (6-2, 6-2) ndaj Olivia Gadecki. Kualifikohet për më tej edhe Mirra Andreeva, Victgoria Azarenka, Sofia Kenin e Jessica Pegula.

sfidanti.al