E dashur Spanjë, prishe syrin e keq vetem një ndeshje!

Kur vjen puna të flasim për Spanjën stiliste në Europian, pranojmë se janë ekipi më spektakolar i turneut. Sapo flitet  për ndeshjen e së hënes përballë tyre, veshim petkun e kasandrws dhe  presim një “surprizë” !  Dhe cila qënka kjo surprizë? Jo vetëm të luajnë me formacionin e  dytë, por edhe të jenë bamirës..Sipas tilit tonë të gjykimit, që për fat të keq  është bërë pjesë e kulturës  , Spanja të vërë dorën në zemër sepse po ndodhi “mrekullia”nuk do t’ia harrojmë kurrë! Bile edhe Armeninw, 8 vite mw parw, do ta harrojmw…

Pyetja që nuk pëlqehet në këto momente shtrohet e tillë: pse nuk flasim për atë që do të bëjmë ne kundër tyre  , por lutemi qe Spanja e bukur të shëmtohet për hatrin tonë? Sa komike  bëhet intriga e kësaj ndeshje: ne nuk dimë se çfarë ndodh me formacionin tonë, kurse Spanjës  i rekomandojmë të luajë me formacionin e dytë  dhe të “përgatitet” për humbjen më historike …

Sfidanti.al