Koha që Sylvinho të “rrezikojë” me formacionin e tifozëve

Ndeshja e së hënës në orën 21:00 kundër Spanjës është testi final i fazës së grupeve për Shqipërinë që nuk ka asgjë për të humbur dhe shumë për të fituar. Në dy ndalesat e para, lojtarët që kanë rënë në sy janë dy, Elseid Hysaj dhe Arbër Hoxha, i pari për paraqitjet jo në nivel dhe i dyti për ndryshimin e marshit që i ka bërë skuadrës në momentin e hyrjes. Ndoshta asnjëherë më parë tifozët dhe sportëdashësit nuk kanë qenë dakort në një masë kaq të madhe për zëvendëdimin e shkodranit me Ivan Balliun dhe aktivizimin e sulmuesit të Dinamos së Zagrebit titullar. Në situatën ku ndodhet Shqipëria, të gjitha lllogaritë janë të kota, kuqezinjtë kualifikohen për më tej vetëm me një fitore dhe nëse mrekullitë ndodhin një herë në 100 vjet, ndoshta me këto lëvizje, Sylvinho do t’i japë më shumë mundësi rastësisë.

Nga Pirro Bardhyli