Tirana në nevojë urgjente për pikë kundër Partizanit në nevojë urgjente për para. Derbi i këtij viti vjen më i trishtuar se asnjëherë më parë ne vitet e fundit, pasi shpirti i garës sportive që ndizte shkallët, tashmë është vrarë.
Fillimisht pa tifozë e stadium u mendua që bardheblutë mund të luanin një derbi anormal edbe pse në të shkuarën ka ndodhur që sfida kryeqytetase të zhvendoset në Elbasan. Gjithsesi FSHF e vuri dorën në zemër dhe sipas gjasave, Tirana ia ka disa borxhe presidentit Duka e ato mund t’i lajë me kohën. Në krahun tjetër, Partizani borxhet e veta i lan me metodën klasike të shitjes së lojtarëve më të mirë dhe këtë me shumë mundësi do ta bëjë në janar.
Gjithsesi, nuk janë këta faktorët kryesorë që e bëjë këtë derbi të mërzitshëm deri në kufijtë e ndeshjes që të gjithë e shikojnë si angari. Fakti që kjo sfidë luhet 4 herë në vit e ka vrarë dukshëm shpirtin sportiv por shtuar këtij fakti edhe formulën e sajuar të Superiores dy vite më parë, e bën këtë ndeshje një derbi nga halli.
Nga Pirro Bardhyli