Demaskimi i Ceferinit  nga Boban dhe “xhevairi” i FSHF-së..

Na paska munguar  edhe një perlë në “muzeun” e xhevaireve” të FSHF-së. Edhe pse me vonesë, qyfyret e futbollit me nastradinët tanë janë bërë  si verërat , sa më shumë vjetërohen, bëhen edhe më të shijuara! Një nga zyrtarët tanë ia paska ndrequr qejfin Bobanit, tamam atij Bobani, që kur erdhi në Shqipëri për  “përjetësimin  e Dukës” si fitues  në  zgjedhje , çunat e FSHF-së thonin se ishte një gjeni, gati  më i madh edhe se mbretërit  Pele e Maradona…

Po Bobani , ç‘arsye pati që tradhëtoi çunat tanë që komandojnë futbollin e drobitur ? Zvonimir Boban, një nga zyrtarët më të lartë të UEFA-s, doli kundër shefit të UEFA-s , Ceferin, që nuk ngopet me dy madate, por kërkon të tretin. Si vajti puna? I  kishtë thënë që në fillim “Kasandra shqiptare”, presidenti Duka , kampion europian i mandateve, …mos e bëj me dy mandate se do të pendohesh!?

..Por le të kthehemi tek perla e fundit. Një nga zyrtarët tanë të FSHF-së, me emrin Gaz Malo, kur e kanë pyetur për largimin rebel dhe spektakolar të Zvonimir Bobanit nga posti në UEFA, paska gjetur “gralin” : “ Pse e bëni të madhe? Edhe Lysien Nurishmi iku nga FSHF-ja kohë më parë dhe nuk ndodhi ndonjë qamet..”

Sfidanti.al