Dasmë me gola në San Marino apo “puthja e fundit” me Edi Rejën..?

Kush e kush të gëzohet më shumë!  Thonë se Kombëtarja  është përgatitur për një “dasmë me gola” ndaj San Marinos! Kjo edhe për inat të asaj loje mediokre që vetkurdisëm me Andorrën, por edhe  për pushtimin anglez  në  fushën fringo të Air Albanias, ku vetëm Uzuni arriti të futej një herë në bahçen e tyre. Ç‘na bënë duke lënë dhe  barin e fushës në kufinjtë maskimalë,të pakorrur në gjuhën e futbollit.  Pale sikur t’i shkonim pas qejfit të tyre, ta qethnim tamam,  dhe hajde ta kapje më Sterligun me shokë…

Sa e bekuar kjo ndeshja me San Marinon, për të shplarë mëkatet që bashkuam në dy ndeshjet e para.  Por ne , s’kemi nga  ta  dimë, se edhe ata, sanmarinezët , mezi  po   priskan ,  po fërkojnë duart se kanë zbuluar  sëmundjen nga e cila vuajmë  : Shqipëria e “madhe” bëhet shumë e vogël kur luan me të voglat!  Aq e vogël  dhe aq e zonja për ulur moshën dhe për t’u bërë si fëmijë në lojë, sa dikush në mes të ndeshjes me Andorrën kishte bërë pyetjen e (pa)fajshme: kush  janë tanët?

Një pyetje që do të mbetet si kujtim i largët,nga ajo që pritet të ndodhë në San Marino, ku ekipi do të dëshmojë se ka cipë dhe nuk do te zhytet me thellë!  Po sikur të ndodhë, ajo që mos ndodhtë, të zhytemi akoma në pusetën e krizës ? Apo kur dëgjon sirenat e urdhëruara nga “djalli”,   që kanë filluar të paralajmërojnë  fundin e Edi Rejës. Dashtë zoti, nuk do të jetë kjo ndeshja me San Marinon,  një akt i ngjashëm tradhëtie, siç ndodhi me Panuçin  në ndeshjen e fundit  në Shkodër, kur Rejës i shpjeguan se këtë “sakrificë”, pra, tredhjen dhe përdredhjen e lojës , po e bënim për hatër të tij , se për mikun ia dredhim edhe ..vetes!

Sfidanti.al