Ç‘nuk  provoi  Derbi, mungonte vetëm prehja në …Tufinë !

Tifozët e Napolit, kur Maradona me magjitë e tij e shpalli kampion, shkuan tek varrezat e qytetit dhe tek muri shkruan me gërma të mëdha : “ Ju nuk dini se çfarë keni humbur pa parë..”Tani kthehemi tek futbolli ynë, tamam në ndeshjen Derbi, Partizani-Tirana, që po shkon të luhet në…Tufinë. Tamam si për të bërë të kundërtën e asaj që ndodhi në Napoli,  futbollin po e shkulim nga zemra e kryeqytetit dhe po e çojmë pranë vendit  ku prehen shpirtërat…!

Ishte i parashikueshëm ky fund dhe nuk mund të habitemi dhe të bëjmë qaramanin .  Derbi, gjithë këto, vite ku mjerimi moral ishte  më i tragjik  se mjerimi ekonomik, i ka provuar të gjithë përçudnimet e mundshme. Kemi parë Derbi pa drita, derbi pa tifozë, derbi pa atdhe, që shkon luhet larg Tiranës, në Elbasan apo në Vlorë. Dhe tani, ja ku  mbërritëm tek Derbi i ..Tufinës. E vetmja ndeshja që merr frymë, që mund të quhet ndeshja e gjallesës,  po i vijnë vërdallë   t’i marrin  frymën e fundit…

Sfidanti.al