Bota e futbollit e  vdekur nga Covid 19 , vetëm  Superliga është ..imune!

Kur bota e futbollit jetonte pa frikën se një ditë do të tronditej nga virusi  që quhet  Covid 19,  numëroheshin me zell  5 “peshkaqenë” të mëdhenj, emri me të cilin pagëzoheshin për nga  pesha financiare, 5 ligat më të mëdha të futbollit të Kontinentit. Tani, që gjëma ka ndodhur dhe po duket sikur nuk është fund me tmerr, por tmerr pa fund… bilanci i “viktimave” nuk bëhet me njerëz, por me miliarda. Dhe kur futbolli flet me gjuhën ekonomike, e kupton edhe më mirë se “vdekja e topit” është më shumë se tragjike. E besoni apo nuk e besoni, futbolli që shpeshherë kritikohet për mungesë sinqeriteti kur flitej për fitimet , këto ditë mënzyre, ka zbuluar shifrën hiper-tragjike ..se 5 ligat kryesore të futbollit në Kontinent,( Premier, la Liga, Bundesliga, Seria A, La Liga dhe Liga franceze) kanë humbur afro 4 miliardë euro!

Dhe në një botë të madhe te futbollit, të mbuluar me para,  e cila nuk është më e rrumbullakët si topi i futbollit, as vezake si stadiumet, por që ka marrë formën e shtëpisë, meqë gjithë globi është strukur brenda, le të bëjmë një pyetje të vogël, mikroskopike për nga pesha ekonomike: po kampionati ynë, ai që mban emrin sfidues Superliga, a e bën dot aritmetikën e humbjes për këto javë ndalese klinike të topit? Apo kampionati ynë është imun nga viruset edhe për një arsye madhore:  nuk ka [farë të humbasë, ngaqë është i ndërtuar me sukses për të qënë një humbës..madje krenar! Të gjithë jemi dëshimtarë kur disa nga  presidentët tanë, edhe kur janë në ekran, thonë më zë të lartë se ..loja që kanë zgjedhur del  me humbje, dhe i vetmi fitim është pasioni!  Përse FSHF  bëhet e gjallë në këtë kohë vdekësire vetëm ( me anë të futbollistëve të Kombëtares) kur është  fjala për të përgënjeshtruar fjalët  e kryeministrit Rama se Covidi 19 duhet luftuar deri në fund dhe jo si Kombëtarja që pëson gola në minutat e fundit, apo kur pëshpëritet  se Covidi paska hyrë pa trokitur në zyrat e topit , si për inat të frazes naive të presidentit se “ kush ky Covidi 19? Sa gripëra kemi përcjellur dhe do të përcjellim ne…”

 Sfidanti.al