Turqi, Fatih Terim në spital me coronavirus, e bija: Është mirë

Coronavirusit ka hyrë edhe në futbollin turk dhe ai që ra në kthetrat e tij ishte trajneri I Galatasarayit, Fatih Terim. Ky I fundit tashmë ndodhet, në spital, por është në gjendje të mirë dhe ajo që e konfirmon këtë është vetë vajza e tij, Buse Terim Bahcekapili.

‘Babai im në këtë moment është mirë dhe po kurohet në spital-tha vajza e trajnerit-shpresoj që gjithcka të shkojë mirë. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet dhe urimet tuaja. Nëse është e mundur, mos dilni nga shtëpia. Izolohuni në shtëpi’.

Buse Terim e dha mesazhin e saj nëpërmjet një videoje ku ndër të tjerat theksonte se babai I saj nuk pinte duhan dhe nuk vuante nga sëmundje kronike.

Sfidanti.al