Basti i madh: a “lejohet” Egnatia tre herë kampione?

A mund të shpallet kampion Egnatia  për herë të tretë me radhë? A është falur nga “zotat” për protestën që bëri para syve të presidentit Duka apo e pagoi gabimin  me kokën e trajnerit Tetova. Kur doli për herë të dytë kampion , nuk ishte një titull dosido, pasi u thye një tabu:   “sistemi”  nuk e kishtë zakon të lejonte dy herë të ngjiteshe në fron. Po këtë radhë, ç’kerkojnë në Final Four? Mos  është e treta e vërteta…

Egnatia mban emrin e rrugës së famshme me plot histori  mikluese në botë, por Egantia në futboll do thotë  ..rruga drejt titullit ! Dhe presidenti i tyre Demrozi, me zë të ulët në rrethin e tij, paska paralajmëruar  se “ Do ta fitojmë titullin edhe për herë të tretë”. Siç duken bathët..ai e di sekretin e madh.. rrugën drejt titulllit.

Hajde Egnatia, hajde ! Ka rrëzuar lavdinë e ekipeve të kryeqytetit dhe është shpallur  “syri i ciklonit” në futbollin tonë. Këtë sezon, ndryshe nga dy të parët, Egnatia e lejoi vetes të ishte edhe.. kontraverse. Një herë rebelon duke braktisur fushën, më pas , në javët e shfrenimit moral te ekipeve, ndihmoi të “varfërit” e klasifikimit.Dhe si? Ca me hir dhe ca me pahir…

Sfidanti.al