Plaku i Vitit të Ri dhuron lodra për fëmijë, kurse “Plaku” tjetër , ai i futbollit, që sjellë lodra për të rritur, në rastin konkret, trajnerë – lodra për ekipet Kombëtare, do të sjellë një pako që po e prisnim me padurim. Kur të hapim pakon e lidhur me fjongon e zbukuruar kuqezi, brënda do të gjejmë një suprizë befasuese…trajnerin e Shpresës, atë që na mungon prej kohësh. Na e thoni shpejt emrin se mezi po durojmë, zoti president! Na..merreni, quhet Alban Bushi dhe nuk paska qënë sajesë ajo që kemi paralajmëruar më parë, atëherë kur bëhej skedinë me koificientë për emrin e trajnerit të 21 vjeçarëve.
Të hysh në mëndjen e Plakut të Viitit të Ri, i cili gjithnjë bën supriza, kjo është një detyrë e vështirë, ndërkohë është sflitëse të depërtosh në kokën e “Plakut të futbollit” për të zbuluar emrat e enigmave që shpesh na ofron. Edhe pse Bushi kishte dhënë shenja kuptimplote kur shfaqej në krah të trajnerit De Biazi me kalem dhe letër, duke mbajtur shënime kur italiani tregonte përrallën e radhës, prapëseprapë, kureshtarët nuk besonin se nga kjo skenë do të dilte i shumëprituri i stolit. Edhe gatishmëria e papërkulur e Bogdanit që përsëriste “ jam gati të sakrifikoj për Shpresën”, paska qënë një alibi kuqezi, nga ato që të ngatërrojnë të zgjidhësh ekuacionin e stolit.
Sfidanti.al