Jurgen Uldedaj vazhdon të mbetet në fronin e boksit botëror!

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbrojti me sukses titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight, duke triumfuar me vendim unanim në OVO Arena Wembley, ndaj britanikut Austine Nnmadi, në një përballje të fortë dhe të balancuar.

Pas muajsh përgatitjeje, sakrifice dhe përkushtimi maksimal, Uldedaj regjistroi një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, duke konfirmuar statusin si një nga emrat më të rëndësishëm të boksit shqiptar.

“Është krenari e jashtëzakonshme të përfaqësoj Shqipërinë në skenën botërore. Falënderoj ekipin tim, familjen dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, u shpreh kampioni shqiptar pas ndeshjes.

sfidanti.al