3 gola për Kombëtaren e madhe, ky është çmimi i patriotizmit!

Kjo ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, e luajtur në Zvicër,  sepse na duket sikur ka ringjallur legjendën e Kalasë së Rozafës, ku vëllezërit tradhëtuan njëri- tjetrin. Kosova ishte në fushë e zellshme për të treguar rritjen,  me zemër dhe me kokë për ta fituar “ndeshjen e gjakut”. Po Shqipëria? Ajo  vuri këmbën e keqe qysh në fillim,   bëri shenjën e shqiponjës si pozë krenarie dhe aktroi “lepurin e lagur” përgjatë 90 minutave  . Kaq e zonja për të  zhgënjyer dhe  për të krijuar një hije mosbesimi , sa  meriton pyetjen fshikulluese: kujtoni se nuk u diktuat se luajtët më shumë për të humbur se sa për ta fituar ndeshjen?! Nje humbje që kishte si simbolikë gjestin tallës te futbollistit Xhegrova, (foto e botuar ) kur xhonglonte  para te  “vdekurve” kuqezi …per ta theksuar me shumë injorimin…

Sa shumë do të donim që ta besonim trajnerin Panuçi, kur thotë se mos kërkoni fajtor tjetër për këtë ndeshje, sepse gjithë fajin e kam unë.  Pse ky gjest sakrifikues i trajnerit debutues? Nuk ka dyshim se Kristiani po na predikon lojën para në fushë, pa busull,  duke  na kthyer pas në vite , ku  i dorëzohemi kokë e këmbë aventurës, sikur të jetë vetëm trill trajneri. Përrallat besohen lehtë në tokën kuqezi, ndaj ish-futbollisti Italisë, që gjithë jetën futbollistike u shqua për artin e mbrojtjes, na prezontohet si  një  reformator me “talent” sulmues, që nuk do të ndjek gjurmët e bashkatdhetarit të tij, De Biazi , sido që të  vejë puna..

Humbja e madhe me Kosovën, nxënësin që “mësuesi’ e ka keqtrajtuar sipas rastit, duke i shitur leksione patriotizmi dhe atdhedashurie,  duke i falur edhe futbollistë që na tepronin ( rasti flagrant Rashica)  do të kujtohet si një akt tjetër papërgjegjësie i  Kombëtares sonë. Ekipi që nuk ndalon të çudisë me sjelljen e tij enigmatike në fushë, ku më të mjerët janë  ata që kujtojnë se  i njohim limitet e saj morale.  Një sjellje e çuditshme në fushë, sa Panuçit i shkon kot mundimi për të qënë kurbani i vetëm i një loje që u tradhëtua nga të gjithë. Po, po nga të gjithë. Edhe nga ata që qarkojnë trajnerin Panuçi, si dikur rituali me  De Biazin,  që e lejojnë me qëllim rëndimin e trafikut kuqezi , e shesin si patologji të trajnerit, që guxon të prekë edhe boshtin kurrizor të lojës, por që vlen si një alibi e pastër për të justifikuar dështimet që here vijnë me  gola lart , herë me gola poshtë..

G.Sinemati   

Botuar ne gazetën Panorama Sport