Organet tatimore nuk tolerojne; i kerkojne 28 milione Euro Ronaldos.

Kristiano Ronaldo nuk po mund te gjeje qetesi persa u perket problemeve ligjore me organet fiskale spanjolle. Se fundmi ylli portugez i Realit te Madridit kishte shfaqur gatishmerine per te paguar shifren e 14 milione Eurove qe perkon me vleren e detyrimit per evazion fiskal, ne kembim te nje denimi me me pak se 2 vjet burg qe sipas ligjit ne Spanje nuk do ta kryente.

Por organet tatimore nuk e pranojne kete pakt. Prokuroria kerkon qe Ronaldo te paguaje shifren e 14.7 milione Eurove se bashku me interesat, kostot e gjobat, shifer kjo qe shkon ne 28 milione Euro.

Ronaldo duhet te zgjedhe; ose te paguaje kete shifer deri ne 15 qershor ose pas Boterorit ai se bashku me perfaqesuesit e tij te nisin procesin gjyqesor per mashtrim fiskal.

Sfidanti.al