Torres ne Japoni; nje tweet ‘i gabuar’ zbulon te ardhmen e spanjollit

Fernando Torres duket se do te ndjeke shembullin e Andres Iniestes dhe do te vazhdoje karrieren e tij ne Japoni. Liga Japoneze publikoi gabimisht ne Twitter lajmin e transferimit te sulmuesit spanjoll te skuadra e Sagan Tosu, transferim qe kishte daten e 31 majit.

Sigurisht kjo komunikate u fshi menjehere, por lajmi e kishte marre dhene. Nderkaq drejtuesit e J League u kerkuan ndjese klubit dhe tifozeve te tij. Nese e gjithe kjo eshte e vertete, atehere Torres do te jete i dyti lojtar kampion Evrope dhe Bote qe do te luaje ne ligen Japoneze te futbollit.

Sfidanti.al