Tension te Gjermania; Rydiger e Kimih gati sa nuk zihen me grushta

Shfaqen momente te nje tensioni te larte te perfaqesuesja gjermane dhe protagoniste u bene Antonio Rydiger e Xhoshua Kimih.  Te dy futbollistet paten nje perplasje mes tyre gjate seances se fundit stervitore qe shkaktoi edhe sherrin mes tyre.

Kimih ishte ai qe kishte topin ne zoterim, kur Rydiger nderhyri ashper ndaj tij me Kimih qe nuk ngurroi ta kritikoje mbrojtesin e Çelsit. Padyshim Rydiger nuk e priti mire kritiken dhe iu kundervu Kimih.

Imagjinoni skenen me Kimih 1.76 m ne nje konfrontim me Rydiger 1.91 m i larte. Megjithate per fat asgje nuk ndodhi pasi nderhyry menjehere Miroslav Klose nderkohe qe stervitja u nderpre per pak minuta deri sa u qetesua situata.

Sfidanti.al