Zomer i premton De Ligtit një kamion me çokollata zvicerane!

Mbrojtësi holandez ishte vendimtar duke mos lejuar Paris SG që të shënontë gol në Champions në portën e Bajernit. Matijs De Ligt bëri një ndërhyrje që jo shumë mbrojtës do ta bënin dhe për këtë u përgëzua fort nga mediat, tifozët, por edhe nga portieri Jan Zomer, që në atë rast bëri një gabim të madh. Në Bavari shkruajnë se Zomer i ka premtuar De Ligtit një kamion plot me çokollata zvicerane si shenjë falenderimi.

Sfidanti.al