Kasemiro barazoi rekordin e të kuqve të Realit në vetëm 39 ditë!

Përjashtimi i radhës ndodhi dhe mesfushori nga Brazili do të detyrohet të dënohet me 4 ndeshje pezullim. Një problem i madh për Kasemiron dhe për Mançester Junajtidin, ndërsa futbollisti duket se është “harbuar” fare në Angli. Mediat shkruajnë se Kasemiro ka barazuar rekordin e përjashtimeve me karton të kuq që pati tek Reali, dhe për këtë iu deshën vetëm 39 ditë. Në Spanjë, ai u përjashtua dy herë. Në Premier Ligë, ai mori të kuq në 4 shkurt në ndeshjen ndaj Kristël Palasit, dhe sërish edhe këtë të diel.

Sfidanti.al