Barcelona thuajse po dështon edhe në objektivin e dytë sezonal, pas Superkupës, dhe është me një këmbë jashtë Kupës së Mbretit në Spanjë. Katalanasit u mundën 0-2 në stadiumin e Barcelonës, ku një njohje e vjetër si Ivan Rakitiç shënoi golin e dytë. Mesfushori kroat nuk festoi, por mënyra sesi luajti dhe sesi shënoi ishin treguesi më i mirë i zemërimit të tij për mënyrën sesi e trajtuan në fund tek Barcelona, duke dashur ta largonin me patjetër në dy sezonet e fundit. Një rol të rëndësishëm luajti ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, pikërisht në mbrëmjen në të cilën bergamaskët siguruan finalen e Kupës së Italisë. Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Kunde që mashtroi këdo që i doli përpara që nga zona e tij e rreptësisë për të realizuar në mënyrë personale.
Ky potencial i Seviljes ishte më i madh sesa mund të bënte magjia e Lionel Mesit. Argjentinasi iu afrua golit në fund, por u ndalua nga portieri. Mesi pati rast edhe në pjesën e parë dhe erdhi në ndeshje duke pasur 28 gola ndaj Seviljes në 29 gola, por këtë herë nuk i eci. “Një mision thuajse i pamundur për Barçën në “Kamp Nou”, – shkruajti “El Mundo Deportivo”, ndonëse Pedri apo De Jong premtuan se “kemi edhe një ndeshje kthimi” dhe “besojmë se mund të kualifikohemi për në finale”. Të shohim nëse do të ndodhë mrekullia.
Sfidanti.al