Xhixha nderon azerët, Struga ngec, Zrinjski fiton në fund

Kanë pëfunduar 3 sfidat e para të ditës së sotme, të vlefshme për raundin e parë të fazës kualifikuese të UEFA Champions League, ku në Aremani, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit ka fituar me rezultatin, 0 me 1, Struga e Shpetim Duros ka rezituar mirë në Lituani duke barazuar 0 me 0, ndërsa Redon Xhixha është bërë “hero” i azerëve, me këta të fundit që përmbysën gjithçka ndaj skuadrës së Gjibraltaris, Lincoln Red Imps.

“Hero” i boshnjakëve në tokën armene për boshnjakët e Zrinjski u bë mbrojtësi kroat 28-vjeçar, Matej Senic, i cili në minutën e 89’-të të sfidës kap bukur një krosim Kozulj dhe çon topin në rrjetë, duke filluar kështu festën e boshnjakëve.

Në krahun tjetër, azerbajxhanasit e Qarabag kanë përmbysur gjithçka ndaj Lincoln Red Imps, me këta të fundit që gjetën golin e parë, në minutën e 25’-të të sfidës, pas goditjes potente të spanjollit, Kike Gomez. Mirëpo, një gol i “fantazistit” Redon Xhixha në minutën e 58’-të të sfidës dhe një tjetër nga Yassine Benzia në minutën e 94’-rt sollën fitoren e Qarabag.

Në përballjen tjetër, Struga e Shpëtim Duros ia ka dalë mrekullisht t’i bëjë ballë furisë lituaneze të Zalgiris, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0, pavarësisht sulmuesve të shumta të lituanezëve.

sfidanti.al