Të “dëshpëruar” për të nënshkruar me Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të siguruar paratë e nevojshme për transferimin e “yllit” të Kombëtares angleze.
Kampionët gjermanë kanë vendosur të nxjerrin në shitje plot 7 lojtarë, ku nuk mungojnë as “yjet” e ekipit, si Sadio Mane e Raja Gravenbersh, për të cilët kërkohen respektivisht 20 e 40 milionë euro. Në shitje gjithashtu janë, Jan Somer e Marcel Sabitzer, të cilët vlerësohet në 10 milionë euro. Listës nuk i kanë shpëtuar as Buna Sarr i vlerësuar në 1-3 milionë euro, “gardiani” Aleksandwr Nubel i vlerësuar në 5-8 milionë euro dhe anësori Benxhamin Pavard, i cili vlerësohet në 35-40 milionë euro.
sfidanti.al