Xheko: Kjo, finalja ime e parë dhe ndoshta e fundit!

Llogaritet se mund të jetë titullar, ndërsa ka një epërsi sado të vogël ndaj Romelu Lukakut. Kjo, të paktën sipas skemave të trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Edin Xheko, në moshën 37-vjeçare do të provojë një emocion krejt të veçantë, e ndoshta veterani boshnjak mund të shkatërrojë një ëndërr të madhe të Mançester Sitit. Klubi e anglez e largoi para 8 viteve, por Xheko vazhdon të luajë në nivele të larta. “Kjo është finalja ime e parë, – thotë ai, ndërsa nuk i ka ndodhur më parë në karrierën e tij të gjatë, – me gjasë, është edhe e fundit”.

Sfidanti.al