Sheiku i Katarit ofron 6 miliardë paundë dhe jep një ultimatum!

Sër Xhim Ratflifi jepet si favorit për të blerë aksionet e Mançester Junajtidit, por gjithsesi kandidati tjetër nuk ka ndërmend të tërhiqet lehtë nga gara. Sheik Jasimi nga Katari thuhet se ka bërë ofertën e tij të fundit, që mund të jetë 6 miliardë paundë stërlina, ndërsa ka caktuar edhe një afat në të cilin pret përgjigje. Miliarderi nga Gjiri Persik dëshiron 100 për qind të aksioneve, pra dëshiron të krijojë një histori suksesi të vetën me Man. Junajtidin, dhe përgjigjen e pret deri të premten. Të shohim nëse do ta marrë, dhe nëse do të jetë pozitive.

Sfidanti.al