Xhani De Biazi mendon formacionin, por ende ka dyshime!

Nuk është ende e qartë sesi do të luajë Shqipëria ndaj Izraelit. Forma jo e mirë fizike e disa prej lojtarëve, dhe aktivizimi i paktë i ndonjë tjetri ka bërë që trajneri Xhani De Biazi të ketë shumë dyshime ndërsa afrohet dita e takimit. Më I sigurt italiani është për mbrojtjen, duke nisur nga portieri Berisha dhe katër lojtarët para tij. Besohet se është i qartë edhe për sulmin, ku do të jetë vetëm një lojtar i deklaruar dhe ky me 99.99 për qind të gjasave do të jetë Balaj.

Gjithsesi, mbetet mesi i fushës dhe ata që do të mbështesin Balajn. Duket se Xhaka, Abrashi, Roshi dhe Memushaj janë lojtarët që kanë më shumë shanse për aktivizim, ndërsa duhet menduar skema e duhur për Kukelin, lojtar që gëzon besimin e trajnerit. Llullaku, po ashtu, me formën shumë të mirë që po kalon në Rumani mund të jetë si lojtar më i tërhequr i sulmit, ndërsa Lenjanin e dënon fakti që nuk po luan në ligën franceze.

B. Kuka