Zikaltërit luajnë shumë mirë futboll nën drejtimin e trajnerit Simone Inzagi, por gjithsesi kanë një fund ndeshjesh jo ashtu siç duhet, sidomos me ekipet e forta. Barazim në fund me Atalantën në “San Siro”, humbje në “Olimpiko” me Lacion dhe barazim me Juventusin gjithashtu në Milano. Mund të flasim për mungesë fati, apo për diçka tjetër? Mediat italiane drejtojnë “gishtin” nga Inzagi duke shkruar se trajneri nuk e ka forcën e karakterit të Kontes, ndonëse i japin kohë për të treguar veten në javët në vazhdim. Një vërejtje të rëndësishme e bën ish-presidenti Masimo Morati, që deklaron se “Inzagi është i ndryshëm nga Konte, sot Interi luan më mirë se më parë, por nuk ka aq shumë besim në vetvete sa kishte sezonin e kaluar”.
Sfidanti.al