Liga franceze nuk po shpëton dot nga “demonët” e saj, dhe duhet theksuar edhe një herë se futbolli nuk mund të shpëtojë nga politika apo nga problemet e shoqërisë. Plot 9 agjentë të policisë u plagosën nga dhuna mes tifozëve në derbin e Francës mes Olimpikut të Marsejës dhe Paris SG, ndërsa 21 persona u arrestuan. Ata që hynë në fushë për t’i marrë fanelën Mesit ishin vetëm “maja e ajsbergut”, ndërsa më e zeza ndodhi jashtë stadiumit “Velodrom”. Në fushë nuk u pa ndonjë spektakël i madh, as nga treshja e ëndrrave të përbërë nga Mesi, Nejmar e Mbape, ndërsa mbrojtja marsejeze ishte e ashpër. Edhe yjet e PSG-së u mundën nga dhuna, ndërsa futbolli i tyre duket si një luks i tepërt në mes të halleve që po kalon një pjesë e shoqërisë franceze, sidomos emigrantët.
Sfidanti.al