Vinicius: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Mbappé

Me një asist dhe një gol, Vinicius Junior dha kontribut të madh edhe në ndeshjen kundër Pachuca, të fituar 3-0, që e shpalli Real Madridin kampion të botës. Decisivë ishin gjithashtu Kylian Mbappé dhe Rodrygo. Pikërisht për yllin francez foli Vinicius në një intervistë pas ndeshjes, duke zbuluar një prapaskenë lidhur me transferimin e ish-lojtarit të PSG-së te klubi madrilen: “Jam tifoz i madh i tij. I kam dërguar shumë mesazhe, pothuajse e kam bezdisur (qesh), sepse gjithmonë kam ëndërruar të luaja me të. Ai është një lojtar me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Ne e admirojmë njëri-tjetrin prej shumë kohësh”. Edhe vetë Mbappé ka folur për këtë transferim: “Mendoj se ndoshta nuk e kam thënë mjaftueshëm, nuk e kam treguar mjaftueshëm, por gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për vendin ku ndodhesha dhe madhështinë e klubit ku luaja, PSG. Gjithmonë kam thënë se ishte klubi më i madh i Francës dhe një nga më të mirët në botë. Sidoqoftë, e lashë për të shkuar te klubi më i madh në botë. Po të mos kisha mundësi të shkoja te Real Madridi, do të qëndroja te PSG për gjithë jetën. Kisha ëndërr të luaja aty dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

sfidanti.al