Vendimi për Gjokoviçin, kur politika kalon edhe kufirin e ligjit!

Ishte Shoqata e Avokatëve në Australi që deklaroi se sjellja e autoriteteve në rastin e tenistit numër 1 në botë kishte kaluar në kufijtë e arbitraritetit. Një personi, që kishte marrë vizën dhe kishte marrë leje mjekësore për të qenë në Australian Open, përfundimisht i hiqet viza dhe dëbohet nga vendi. Pasi sistemi i drejtësisë e hodhi poshtë herën e parë heqjen e vizës, së dyti Gjykata Federale i dha të drejtë ministrisë së emigracionit duke vulosur largimin e Gjokoviçit. Kjo do të thotë se kampioni në fuqi nuk do të mbrojë titullin në Melburn, Grand Slemin e parë të vitit. Nga ana tjetër, siç e theksoi edhe kryeministri i Australisë, Morrison, vendimi merret në emër të sakrificave të popullit për shkak të Kovidit. Një detyrim për vaksinim, ndërsa në vende të tjera është thjesht detyrim për të bërë tampon çdo 5 ditë, për të bërë karantinën e nevojshme dhe vetëm kaq. Vetë Gjokoviç lëshoi një deklaratë ku theksoi se ishte i zhgënjyer nga vendimi, pavarësisht se do ta respektojë, dhe se uron që vëmendja të shkojë tek Australian Openi, jo tek ai.

Sfidanti.al