Vedat Muriqi flet për golin në portën e Ter Stegen

Vedat Muriqi shprehet mjaft i kënaqur me golin që shënoi ndaj Barcelonës duke e ndihmuar Mallorca-n të largohej me një barazim nga ndeshja me skuadrën e drejtuar nga Xavi. Bomberi kosovar që hapi serinë e golave në minutën e 8 theksoi:

“Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim. Luanim kundër një ekipi të madh, por kur luftoni dhe luftoni, edhe fati vjen. Unë mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë.  Ne e dinim se ata janë shumë të mirë me topin. Mendoj se po të kishim qenë më të kujdesshëm mund t’i kishim bërë më shumë dëme Barcelonës. Gjithsesi, një pikë ndaj tyre nuk është keq. Të mos të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit. Edhe vetë jam i kënaqur me punën time. Unë jam një sulmues dhe kur nuk shënon, nervozohesh. Më duhej kjo ndeshje, më duhej kjo paraqitje, ky gol. Kështu është një sulmues, kur shënon një, zakonisht vijnë edhe të tjerët”.